E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet trafikanti i drogës, Pëllumb Suçi kërkohej nga Italia për pjesëmarrje në grup kriminal

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Kamëz, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge.

Në pranga ka rënë Pëllumb Suçi. Sipas policisë ndaj tij gjykata e Peruxhias në vitin 2023 ka caktuar masën e arrestit me burg.

41-vjeçari në bashkëpunim  me disa persona të tjerë  kishin krijuar një grup kriminal, me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe një 29-vjeçar me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani.

Reklamë

Aneo Buzi rezulton i dënuar atje me 6 vite burg për plagosje, pengmarrje dhe grabitje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë