Shërbimi për çështjet e brendshme e ankesat në Elbasan ka nisur hetim për dy zv/drejtorët e policisë së këtij qarku, Albert Nushi dhe Niko Palla në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

 

Hetimet po kryhen pasi sipas ShÇBA ngjarja mund të ishte parandaluar nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e zyrtarëve.

 

Këta të fundit, në momentin e vrasjes kanë qenë në vendngjarje.

 

Burime bëjnë të ditur se janë mbi 10 punonjës policie dhe dy zv/drejtorët që janë në hetim nga shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave.

 

Pjerin Xhuvani u vra nga një përplasje e armatosur më 21 prill në Elbasan ndërsa 4 persona të tjerë mbetën të plagosur mes tyre edhe një efektive e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *