E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pjerin Ndreu paralajmëron daljen e përgjimeve për Lulzim Bashën

Kandidati për kryetar bashkie ne Lezhë dhe ish deputeti i PS, Pjerin Ndreu sulmoi ashpër nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në facebook, kreut e PD, Lulzim Basha.

Ndreu, I cili doli në përgjimet e dosjes “184” referuar bisedave me drejtor shkolle për zgjedhjet e 2016 në Dibër, shkruan se Lulzim Basha është I krimbur në para ruse dhe tani urdhëron punonjës shteti që të djegin KZAZ.

Pjerin Ndreu heq paralelizma midis këtyre situatave dhe materialit ku ai I kërkonte llogari drejtorit të një shkolle në bashkinë Dibër për të votuar PS-në.

 

Reklamë

Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje kryetar bashkie qe ju leshon zorren e ujit policeve….keta te gjithe qenkan normale ne sy te disa analisteve, ndersa ti kerkosh voten kryetarit tend te partise qenka anormale !

 

Pjerin Ndreu shkon më tej teksa paralajmeron daljen e përgjimeve për Lulzim Bashën.

 

Me falni po ketu jane mbyte ne llumin e parave ruse shume vete e media e sdine cfare thone ! Kur t’ju dalin pergjimet dhe menyra e financimit rus te disave do te qelbet toka !

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë