Një 36 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi një piton 2.4 metra të mbështjellë rreth qafës në një shtëpi mbushur me 140 gjarpërinj.

 

Indiania Laura Hurst nga Oxford, është gjetur pa shenja jete nga policia e cila ka theksuar se në shtëpi janë gjetur edhe 140 gjarpërinj dhe të paktën 20 prej tyre i përkisnin Hurst.

 

Sipas mediave të huaja viktima shkonte në pronë rreth dy herë në javë. Ndërkohë shtëpia në të cilën ka ndodhur ngjarja është në pronësi të Sherifit të Qarkut Benton, Donald Munson sipas të dhënave të pronës.

 

Munson tha se vdekja e Hurst ishte një aksident tragjik, pasi në banesë nuk banonte asnjë person dhe shtëpia përdoret për vendosjen e gjarpërinjve aty.

 

Policia tha se 36-vjeçarja mund të ketë shkuar në pronë për të kontrolluar gjarpërinjtë e saj dhe mesa duket ka nxjerrë një prej tyre jashtë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *