Subscribe

Konsiderohet si një nga historitë me magjike për fëmijë. Ëndërrimtarë apo jo, Piter Pan sot është shndërruar edhe në heroin e atyre që duan të rikthehen në ishullin e fëmijërisë. Për herë të parë, kjo rrëfenjë që ndal kohën dhe të bën të ëndërrosh vjen edhe në skenën e teatrit. Sigurisht, më ndryshe nga varianti kinematografik. Për regjisorin, Marsel Rupi, Piter Pani që komunikon me publikun e vogël në shqip, i fton ato të futen në një botë shumë më të bukur se ajo që ofron sot teknologjia, I Padi apo Play Station. Për herë të parë Rupi vë në skenë një shfaqje për fëmijë, por  pohon se nuk e ka pasur aspak të vështirë pasi të gjashtë aktorët që janë përzgjedhur për këtë shfaqje janë  profesionistë në lojën teatrale për fëmijë. Piter Pani do të zbresë në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli këtë të diele si një premierë për të vegjlit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *