E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pistoletë në brez dhe gati për qitje, kapet 39 vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 39 vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole.

 

Në pranga ra shtetasi Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.

 

Reklamë

Arrestimi i tij, sipas policisë, u bë pasi gjatë kontrolleve te befasishme në nje lokal,  këtij shtetasi policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi Policia gjeti dhe  370 fishekë luftarakë model 56.

 

Policia njoftoi gjithashtu se gjatë kontrolleve të befasishme në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim edhe 10 persona të tjerë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë