Subscribe

Autorët e atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja pasditen e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit, krahas 2 armëve kallashnikov ishin të pajisur edhe me një pistoletë të sofistikuar.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se në laboratorin shkencor është ekzaminuar edhe një pistoletë titan me silenciator e cila u gjet në automjetin braktisur në fshatin Shkafane.

 

Për hetuesit prania e kësaj arme tregon se autorët kanë qenë të përgatitur ta kryenin atentatin edhe në rrethana të tjera dhe jo në autostradë.

 

Po sipas burimeve autorët nuk e dogjën dot automjetin e vjedhur pasi nuk iu hap bagazhi ku kishin lënë shishet me benzinë.

 

Ndërkohë 17 ditë pas ngjarjes ku mbeti i plagosur edhe Aleksandër Laho, si dhe humbi jetën në spital shoferi Andi Maloku, në pranga vijon të jetë vetëm Redjan Rrahja i cili ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.

 

Nga ana tjetër gjatë kësaj kohe prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj kanë kaluar në sitë të gjithë dosjet e pronave në gjirin e Lalzit dhe për të verifikuar përfshirjen ose jo, të prokurorit Arian Ndoja.

 

Ky i fundit së bashku me Aleksandër Lahon i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi vijojnë të qëndrojnë të shtruar në spitalin e Durrësit.

 

Gjatë kësaj kohe uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit nga ky dyshohet se janë autorët e atentatit por pa sukses.

 

Ndaj prokurorit Ndoja, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur edhe nje hetim administrativ pasi ky i fundit ka dyshime se administron një studio ligjore në Durrës, gjë që bie ndesh me statusin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *