Milan arriti te largonte pengesen Napoli duke qene skuadra e pare qe pret nje bilete per ne gjysemfinalet e kupes se Italise aty ku do te sfidoje fituesin e ciftit Inter – Lazio.

 

2-0 ne San Siro per kuqezinjte ku heroi i tyre tashme eshte polaku Piatek. Sulmuesi qe ne debutimin e tij shkelqeu duke shenuar dopiete e duke rrembyer zemrat e tifozeve kuqezinj. Te zotet e shtepise zhbllokuan shifrat qe ne minuten e 7 kur kesie dhuroi nje top per te polaku qe nuk e mendoi dy here duke cuar topin ne rrjete . Ne minuten e 27 kristiof piatek kete here mori nje krosim nga Paketa , arriti ti bente balle nje prej qendermbrojeseve me te mire ne bote si Kulibali , duke dyfishuar shifrat .

 

Me shifra fantastic ne favorin e tyre , Milan arriti deri ne fund te administronte rezultatin perballe nje skuadre qe ne fakt tashme duhet te shqetesohet seriozisht . Cdo aksion i skuadres se ancelotit shuhej menjehere e mbi te gjitha cdo gje behej e parashikueshme me nje Milik ne nje mbremje te erret .nje deshtim per Karlo Anceltotin i cili pas eleminimtt nga champions league , nga kupa e Italise dhe 11 pike larg ne kampionat ndaj kryesuesve te Juventus , i duhet te ngushellohet vetem me kupen e vogel te europes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *