Subscribe

Kinematografisë shqiptare nuk i mungon kinostudioja “Shqipëria e re” që dikur sillte rreth 12 produksione filmike ne nje vit, por paratë. Këtë e pohon një nga kineastët e njohur, Pirro Milkani. Sipas tij shqiptaret i kane mundësitë për të shkëlqyer jo vetëm në festivalet europiane siç eshte dëshmuar ne 4 vitet e fundit. “Shtigje Lufte”, “Zonja nga Qyteti”, “Ngjyrat e Moshës”,  janë vetëm disa nga filmat që ai ka drejtuar. I fundit prodhim kinematografik i Pirro Milkanit, “Trishtimi i zonjës Shnajder” është pritur më së miri në festivalet e filmit në europë.  Megjithatë që prej 2008-ës kur ky film bëri xhiron europiane ka kaluar shumë kohë. Të gjithë presin një produksion të mirë nga Milkani, që nuk mohon arritjet e filmave të fundit shqiptarë. Por, edhe pse me një numër të vogël prodhimesh e sidomos në zhanret e animacionit apo dokumentarit, Milkani nuk beson se Kinemaja Shqiptare do të përjetojë ditë më të këqija. Filmi “Shok” i nominuar së fundi për çmimet Oskar që mbahen në shkurt është një shembujt që e vërteton këtë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *