E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Piratët e Karaibeve”, mund të humbasin aktorin kryesor

Lajme jo të mira për Johnny Depp. Aktori mund ti japë lamtumirë luajtjes se personazhit të tij më të dashur, Jack Sparroë në serine e famshme të filmit “Piratët e Karaibeve”.

 

Sipas zërave të fundit të dalë nga Holliwood dhe të bëra publike në Daily Mail, studio e prodhimit të filmit “Disney” është duke programuar filmin e 6 të kësaj kapitulli por në castin e aktoreve pritet të mos jetë Johnny Depp.

Vendimi për të lënë jashtë aktorin e njohur lidhet me synimin e autoreve të filmit për të nxjerre jashtë të gjithë personazhin “ Jack Sparroë” i cili ishte bërë i famshëm në 5 filmat e parë.

 

Ideja është që skenari i filmit të rishkruhet nga e para me personazhe tërërisht të reja duke qënë se filmi numër 5 të kësaj sage të titulluar “Hakmarrja e Salazarit” nuk pati suksesin e pritur.

 

Johnny Depp ka qënë personazh kryesor në 15 vitet e fundit i sagës “Piratet e Karaibeve” filmi që e bëri shumë të famshëm.

 

 

  

Vazhdo të lexosh