Subscribe

Ish-muzeu i diktatorit, piramida, do te jete qendra e  teknologjisë se informacionit dedikuar fëmijëve dhe te rinjve.

 

Kreu i qeverise, nje nga financuesit e projektit transformues, tregoi se per ketë vendim mendoi dhe si prind. Ndryshe nga Erion Veliaj, Rama këmbënguli qe piramida te jete hapësira dedikuar me shume fëmijëve se sa te rriturve. Kjo per Ramen është merite e Zahos, djalit te tij te vogël.

 

Kryeministri tha se godina e Piramidës është dëshmi e te gjitha ngjarjeve qe kane ndodhur 25 vitet fundit. Kthimi i saj ne qendër teknologjie ishte ambicie e tij qe kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj çmoi kontributin e kryeministrit per ruajtjen nga shembja dhe mbështetjen e projektit transformues.

 

Projekti per kthimin e piramidës ne qendër te teknologjisë se informacionit, do te financohet nga qeveria shqiptare dhe Fondacioni Amerikan per Zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *