E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pique tifo për Juventusin dhe Dani Alvesh

Zherard Pike është simboli i vërtete i rivalitetit mes Real të Madridit dhe Barcelonës. Madje aq shumë sa qe edhe në kohën kur skuadra los blankos festonte ne shesh në Madrid triumfin ne kampionat, koret fyese ndaj qendërmbrojtësit të Barcelonës ishin të pranishme, e për më tepër të nisura nga vetë kapiteni i Realit, Ramos. Pike i cili ka goxha tradite ne sukseset e arritura në Champions League pasi e ka fituar 4 herë, 3 me Barcen dhe 1 here me ma United, ka dhënë një koment edhe për finalen e këtij edicioni në Kardif duke i dhënë leksione Juventusit sesi të ndalë rivalet e urryer të katalanasve,

 

“Ne ia dolëm me qarkullim topi dhe duke ndaluar rinisjet e tyre shumë të shpejta. Juventus po bën mirë prej disa vitesh se ka lojtarë të mëdhenj si Bufon dhe Dani Alvesh. Shpresoj te jete Dani që të fitoj trofeun edhe pse mendoj se nuk do të ketë shumë gola si final.”

 

Reklamë

Pike tha se tek Juventus bën diferencën mbrojtja super dhe një portieri si bufon që sipas tij meriton topin e artë nëse klasifikimi do të bëhej nëpërmjet trofeve te fituar. Në të kundërt i vetmi sipas Pike që e meriton çmimin me te madh individual është Leo Messi.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë