Subscribe

Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka zyrtarizuar asnjë pistë, lidhur me uljen e detyruar që pësoi 6 ditë më parë avioni i pilotit Italian, Guido Andrea Guidi, në grykëderdhjen e Ishmit në Durrës. Organi i akuzës ka ngritur dyshimet për trafikun ndërkombëtarë të lëndëve narkotike dhe për këtë arsye, ka sekuestruar pasaportën e 69-vjeçarit, i cili nuk mund të largohet nga vendi ynë deri në përfundim të hetimeve. Pavarësisht pretendimeve dhe dyshimeve të organit të akuzës, avokati i Guidos, Aleksandër Ndrejaj, pohon të kundërtën. Mbrojtësi i 69-vjeçarit u thirr këtë të mërkurë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku, në një intervistë për Vizion Plus, ai mohon përfshirjen e klientit të tij në trafikun e drogës. Prokurori i çështjes, thekson se të gjitha dëshmitë e Guidit, janë të regjistruara me video por, nga ana tjetër, mbetet e rezervuar nëse pilotit në dëshminë e tij ka pranuar apo jo se, do të transportonte drogë drejt vendit fqinj. Akuza kërkon edhe bashkëpunimin e homologëve të saj nga përtej Adriatikut, ku të gjitha deponimet e dhëna nga Guidi u dërguan me letër-porosi edhe Interforcës Italiane, per te thelluar me tej hetimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *