25 vjet më parë me 24 mars 1999, NATO nisi bombardimet për të ndaluar gjenocidin e kundër popullit të Kosovës.

Lidhur me këtë ngjarje historike për Kosovën foli sot për mediat në Kosovë, pilotja amerikane me origjinë shqiptare, Faruza Kallaba, e cila 25 vite më parë bombardoi  për javë të tëra dhe furnizoi aeroplanët e NATO-s derisa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë.

Pilotja shqiptare tha se sa më shumë vite që kalojnë, gjithnjë e më e  veçantë i duket ajo ngjarje.

“Kam pasur shumë netë që qëndroja në ajër. Disa nga to kanë qenë shumë të rëndësishme. Ne kemi qëndruar në Francë dhe fluturonim mbi zonë dhe duhej të rimbushnim aeroplanët gjatë fluturimit. Ne bënim çdo gjë që duhej për të ndihmuar Kosovën dhe për mua kjo ishte gjë e mrekullueshme”, tha Kallaba.

Sot uniforma ushtarake e zonjës Kallaba ndodhet në një muze në Kosovë dhe sipas saj kjo është një emocion i madh për të.

Faruza thotë se për herë të fundit me babain ishte në Kosovë në vitin 2004 dhe ishte shumë emocionale për të. Në vitin 2008 babai i saj u nda nga jeta.

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë (Arabi) me 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *