Subscribe

“Të mjerët” është ekspozita e çelur në Muzeun Historik nga artistit korçar, Roland Karanxha. Këto punime vijnë në një tjetër dimension, ku përmes armës së tij të vetme, penelit piktori synon t’u japë zë të gjithë shtresave sociale që nuk kanë forcë të flasin.

 

ROLAND KARANXHA

PIKTOR

“Këtë radhë vendosa t’i jap më tepër prioritet në ekspozitë, sepse duke parë këtë realitet të trishtë, duke parë këta njerëz që janë në degradim e sipër vendosa që t’i kushtoj më tepër vëmendje. Në njëfarë mënyre bëhet njëfarë sensibilizimi dhe për njerëzit e thjeshtë por dhe për ata që kanë njëfarë mundësie për të bërë diçka për këta njerëz, se ne këtë armë kemi s’kemi diçka tjetër.”

 

Mbi 80 tablo prezantohen, ku bashkë me shumë portrete shkrihen edhe peizazhet, si për ta qetësuar këtë cikël.

 

“Është ndërthurur për ta freskuar pak këtë atmosferën që sjellin këta të mjerët, me gjendjen me anën shpirtërore të tyre. sjell peizazhe nga Korça, nga qyteti i Pogradecit si dhe nja pesë, gjashtë nudo.”

 

Për Karanxhën, titulli “Të mjerët” i shkon për shtat edhe situatës aktuale të vendit tonë. Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur dhe në ditët në vijim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *