Subscribe

Të paktën deri në vitin 2017-të, çmimi i naftës do të jetë drejt uljes. Analizën e bën Agjencia e Kërkimeve Atomike, por dhe raporte të fondit monetar dhe bankës botërore e mbështesin këtë tezë. Çfarë është duke ndodhur në të vërtetë? Analizat dhe argumentet janë të ndryshme, megjithatë, të gjithë ekspertët bashkohen në mendimin se ka ndryshuar pozita e shteteve të cilat tregtojnë naftë dhe se ky çmim po përpiqet të shfuqizojë impaktin e Rusisë në tregje nga ana e SHBA-se dhe atë të Iranit nga ana e Arabisë Saudite. Megjithatë, rënia e çmimit të naftës në bursa, nuk ka sjellë një efekt të pritshëm edhe në Shqipëri. Pavarësisht se një litër naftë kushton më pak se një muaj më parë, vendet e rajonit na konkurrojnë në çmim. Kësaj liste së fundi i është shtuar edhe Greqia, e cila renditej e dyta në botë për çmimin më të lartë të naftës. Çmimi i lëndëve hidrokarbure, do të sjellë më pak të ardhura në buxhetin e shtetit. Taksa e cila do të preket drejtpërdrejt është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa taksa e qarkullimit dhe akciza janë vlera që merren për njësi. Po ashtu, arka e shtetit do të arkëtojë më pak edhe nga kompanitë prodhuese të naftës, të cilat derdhin vlera të konsiderueshme në formën e rentës minerare. “Bankers” ka tkurrur aktivitetin e saj, ndërkohë që vlera e një fuçie në treg ka shkuar nën 30$ rrezikon jo vetëm fitimin, por dhe afrimit të kostos së prodhimit të naftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *