Subscribe

Opozita ka ngritur nje sere pikëpyetjesh lidhur me marrëveshjen e arritur te qeverise dhe koncesionarit te aeroportit “Nene Tereza” per te hequr ekskluzivitetin e fluturimeve. Deputeti i PD Helidon Bushati, ngriti shqetësimin se kjo marrëveshje e shtyre automatikisht me 2 vite, nuk ben gje tjetër veçse i rrit fitimet me 20 milion euro kompanisë private, e cila tashme rezulton se ka shitur aksionet e saj tek nje konsorcium kinez, por qeveria shqiptare nuk ka asnjë qëndrim per kete çështje. Por pyetjet e opozitës nuk morën përgjigje. Diskutimi i marrëveshjes u shoqërua me debate çka detyroi kreun e komisionit Edurat Shalsi te gjente zgjidhjen, duke kaluar direkt ne miratimin e kontratës. Përveç efekte pozitive qe do te kete heqja e ekskluzivitetit ne hapjen e aeroporteve te reja, ministra pranon se Kukësi nuk mund te pranoje avioni mbi 100 vende, kur ndërkohe thuhet se kompanitë low cost operojnë me avioni mbi 150 vende. Marrëveshja per koncesionin e Rinasit prite te miratohet te enjten ne Kuvend, duke i hapur rruge procedurave per dhënien me koncesion te aeroportit te Kukësit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *