Subscribe

Ekonomia është fokusi i premtimeve të dy partive kryesore që do garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Por ekspertët e fushës, teksa flasin per Vizion Plus, nuk janë të bindur se  programet elektorale e shpëtojnë ekonominë, nga kriza ku ka hyrë.

 

“PD ka guxuar të dalë me një program e ka vënë dorën në plagë, por ajo duhet të na thotë se si do të zbatojë atë. Rezerva ime është që si do ta bëjë PD që sistemit të funksionojë si do të stimulohet biznesi dhe ekonomia. Ka disa pyetje që s’marrin përgjigje”, thotë profesori Sherif Bundo.

 

“Programi i PD në gjykimin tim ka nevojë të kalkulohet lidhur me ndikimet që ai ka në buxhet, por në cdo rast të fokusohesh tek problemet e ekonomisë është një gjë pozitive pasi e sjell edhe kundërshtarin politik të fokusohet në këtë drejtim”, thotë Zef Preçi, ekspert i ekonomisë

 

Por ekspertët,  janë në një mendje kur thonë per Vizion Plus se debati nuk duhet fokusuar vetëm tek taksat dhe tatimet pasi ky është vetëm një nga shqetësimet e ekonomisë.

 

“Unë shoh varfëri nga pala qeverisëse. Të majtës i mungon boshti, me politikat e saj ajo po sillet si e djathtë. Në mendimin tim ka bërë gabime fatale në polarizimin e shoqërisë. Të pasurit janë bërë më të pasur e të varfrit më të varfër”, sqaron Bundo.  

“Unë mendoj që PS nuk do të hyjë në këto zgjedhje me tepsi dhe kusi, por do të ofrojë apo t’i japë përgjigje konkrete disa shqetësimeve serioze që kalon ekonomia, deri më tani qeverisja ka qenë pa program por vetëm propagandë”, thotë Preçi per Vizion Plus.

 

Dy partitë më të mëdha në vend deri më tani i ndan vetëm sistemi i taksës, progresive apo e sheshtë. Por realiteti ekonomik kërkon një model të ri dhe vizion të qartë të shqetësimeve reale, siç janë nxitja e konkurrencës, reduktimi i korrupsionit dhe monopoleve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *