Subscribe

Vendimi i 15 korrikut që vendos me detyrim mbajtjen e  maskës në ambientet e  mbyllura, gjen mbështetje nga mjekët epidemiologë pasi shmang rrezikun potencial nga  infektimi.

Por përtej kësaj, mjeku Erion Dasho është dyshues sa i përket mbajtjes së maskës për shumë orë pasi ajo krijon ngarkesë të madhe bakteriale.

Sa i përket pikëpyetjeve që ngrihen për ambientet e mbyllura si administrata, banka apo zyra postare, Dasho shprehet se duhet hartuar një protokoll i veçantë.

Ndërsa epidemiologu Dritan Ulqinaku e sheh ndryshe këtë fakt: sipas tij, mbajtja e maskës në përgjithësi nuk shkakton probleme shëndetësore.

Lidhur me numrin e testeve molekulare, Erion Dasho thekson se duhet të dyfishohet me patjetër.

Për ata qytetarë që konstatohen në shkelje pasi nuk mbajnë maskë, akti normativ parashikon edhe penalitetin deri në 2mijë lek të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *