E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 43 minuta më parë
Vendi

Pikat doganore në kolaps, problem në sistemin qendror

Një problem në sistemin qendror të doganave ka krijuar një kolaps në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë.

 

Prej mëse 5 orësh mjetet e tonazhit të rënde janë bllokuar në territoret doganore pa mundur të kryejne asnjë procedure për zhdoganimin e mallrave të tyre c’ka ka shkaktuar jo pak probleme.

 

Reklamë

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhjetra mjete të tonazhit të rëndë kanë mbetur të bllokuara duke u detyruar të qëndrojnë në zonën e parkingut të doganës ndërkohë që nuk dihet sesi do të zgjidhet situata për këto mjete.

 

Procedurat nuk mumd të kryhen as në hyrje dhe as në dalje për të gjitha këto mjete ndërsa ende nuk ka një sqarim konkret se çfarë zgjidhje do të jepet për këtë situatë të krijuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë