Me ardhjen e pranverës dhe lëvizjen e orës një orë përpara, shumë njerëz kanë një bioritëm të shqetësuar dhe më pas shfaqen simptomat e lodhjes pranverore.

 

Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe është krejtësisht normal.

 

Simptomat e lodhjes pranverore janë:

– dobësi

– nervozizëm

– dhimbje koke

– imuniteti i ulur

– humbje e oreksit

– gjumë i shqetësuar

– reflekset e ngadalësuara

– tretje e ngadaltë

 

Për ta ndihmuar trupin tonë të përballojë më lehtë këto ndryshime, është e nevojshme të rrisim kohën e kaluar në ajër të pastër dhe të hamë sa më shumë ushqime të shëndetshme. Ky eliksir do t’ju ndihmojë të merrni mjaftueshëm hekur, vitaminë C dhe mikronutrientë të tjerë.

 

Çdo mëngjes, sapo të ngriheni, pini një gotë nga ky eliksir dhe të gjitha simptomat tuaja do të zhduken, e ndoshta edhe shëndeti juaj i përgjithshëm do të përmirësohet.

 

Përgatitja është shumë e thjeshtë:

Vendosni 4 karota, 4 panxhar më të vegjël, 4 mollë në shtrydhëse frutash e perimesh dhe kullojini me napë. Shtoni lëngun e 1 limoni, vendoseni në një shishe dhe vendoseni në frigorifer. Edhe pse limoni shërben si konservues, kjo pije është mirë të pihet në 5 ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *