Shaka pa kripë, madje më shumë se kaq, e turpshme ajo që ka publikuar televizioni i njohur francez “Canal +”.

Bëhet fjalë për një skec satirik që ka shpërthyer akuzat e popullit italian dhe jo vetëm.

Në videon satirike shihet një picajol italian të infektuar nga koronavirusi që pështon në picën që ka gatuar duke ë quajtur specialitetin italian një picë “corona”.

Video ishte pjesë e një serie insertesh të një emisioni satirik në “canal+” ku ironoheshin masat e qeverisë italiane për ndalimin e përhapjes së grupit kinez.

Mirëpo shfaqja e kësaj video ka sjell indinjate të madhe edhe në radhët e institucioneve italiane. Ministria i Jashtëm Di Maio e konsideroi të papranueshme një material të tillë. Di Maio tha se ambasada italiane në Paris është vënë menjehere në lëvizje për këtë gjë. Po ashtu është kërkuar që
“canal +” të kërkoje ndjese publike për këtë video fyese ndaj popullit italian.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *