E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Video · Kulturë

Pianistja Manjola Trebicka performon në festivalin “Mik”

Një tjetër artiste shqiptare është ngjitur mbrëmjen e së enjtes në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, duke dhuruar emocione me interpretimin e saj.

 

Pianistja Manjola Trebicka, vajza e aktorit të njohur Roland Trebicka, performoi në natën e dytë të festivalit të muzikës klasike, që iu kushtua kulturës franceze.

 

Pasi luajti pjesë të ndryshme artistja ka ndarë me emocionet që ndjeu në skenën e tetarit të Korçës, aty ku për shumë vite ka interpretuar babai i saj, Roland Trebicka.

 

Ndërkohë mbrëmja e titulluar “Parfum francez” solli në skenë edhe interpretimin e sopranos Katia Bentz, shoqëruar në cello nga Juliana Laska dhe në piano nga Manjola Trebicka.

 

 

Më shumë video