Goli kundër Swansit në kampionat, në fitoren 5-0 në 26 dhjetor ishte i 54 dhe ndoshta i fundit për Filip Kutinjon ne fanellën e Liverpulit. Pas 200 ndeshjesh me fanellën e redsave tashme Barcelona i ka dhënë edhe zyrtarisht mirëseardhjen yllit te ri Brazilian qe renditet për nga çmimi pas atij te mëparshmit te larguar ne Paris dhe qe është me i shtrenjti deri tani ne këtë merkato dimri.

 

Katalanasit kane postuar ne faqen e tyre zyrtare ne Youtube një kolazh me golat e brazilianeve me te famshëm qe kane veshur fanellën e klubit si për ti treguar 25-vjeçarit se cilat janë pritshmëritë e Kamp Nout. Te gjithë presin qe ai te zëvendësoje Neymarin e larguar ne Paris, por edhe te mbylle një grope te lënë pas edhe ne marketingun e klubit ku shitja e fanellave zë një vend te rendesishem çka e tregoi edhe zbulimi i marrëveshjes përpara se ajo te zyrtarizohet gjoja padashje nga sponsori dhe pajisësi zyrtar i Barcelonës Nike. E përtej gjithë këtij volumi financiar 160 milion eurosh dhe shume me tepër se kaq ne fushën e marketingut, ne fushën e lojës mbetet për tu parë.

 

Shume janë skeptike për përshtatjen e Kutinjos me lojën e Barcelonës dhe çka është me e rëndësishme me mënyrën e lojës se Messit por te tjerë shqetësohen edhe për ecurinë e Liverpulit pas largimit te brazilianit.

 

Megjithe këtë duket e milionat do te investohen mjaft shpejt teksa klubi legjendar britanik nuk ngurron te paguaje shuma te mëdha edhe për mbrojtës. Sipas mediave britanike te hënën pritet ne Anfield Riad Mahrez nga Lesteri qe te kryeje vizitat mjekësore ndërkohë qe nuk do te mungoje një sulm tjetër ne drejtim te Lemar te Monakos për ta joshur te vije ne Liverpul qe këtë muaj.

 

Për sa i përket Barcelonës ajo po sheshon detajet e fundit te kontratës qe pritet te zyrtarizohet dhe te prezantoje lojtarin te hënën ndërsa pritet qe ai te kryeje debutimin e tij qe ne ndeshjen e kthimit ne kupën e mbretit kundër Selta Vigos ne mesjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *