E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pheniani teston raketa të reja, Koreja e Veriut nuk ndalet

Koreja e Veriut ka testuar dy raketa të reja, të pestat këto javët e fundit. Autoritetet e Korese se jugut njoftuan se raktat balistike me rreze të shkurtër përfunduan në detin e Japonisë, në lindje të gadishullit.

 

Prova e fundit eshtë në shkelje të 11 rezolutave të Këshillit të Sigurimit, çka do të detyrojë SHBA-të të shtojnë sanksionet ndaj vendit komunist.

 

Reklamë

Testimi I raketave në fakt vjen vetëm disa orë pasi presidenti Amerikan Donald Trump njoftoi se kishte marrë një “letër të bukur” nga Kim Jong Un.

 

Letra 3 faqe e gjatë, e cilësuar sipas presidentit amerikan si pozitive, fliste për një takim tjetër të mundshëm mes dy liderëve.Por Kim ka shprehur edhe pakënaqësinë për setrvitjet e ushtarake mes Ëashingtonit dhe Seulit që do të nisin më 11 gusht.

 

Dyshohet se testimi I fundit është një paralajmërim nga Koreja e Veriut. Takimi në kufirin mes dy Koreve ku pritej të caktohej një datë për të rifilluar negociatat e denuklearizimit, duket se dështoi, ashtu sikurse kanë dështuar 2 samitet e fundit të mbajtura mes dy liderëve brenda këtij viti.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë