Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për shpallje lufte në vendin e tij. Ri Yong-Ho u shpreh në Nju Jork se Pheniani do te vetëmbrohet sipas statutit te Kombeve të Bashkuara, për të goditur bombarduesit amerikanë, edhe jashtë hapësirës së tyre ajrore.

 

Deklarata e fundit e zyrtarëve koreano-veriore tregojnë  se tensioni mes dy vendeve ka arritur kulmin.

 

“Bota duhet ta mbajë mend qartë, ishte SHBA që shpalli luftë e para”, tha ministri i jashtëm.

 

Ai deklaroi më herët ne asamblenë e përgjithshme te Kombeve të Bashkuara se Kim Jong Un, po e merr në konsideratë shpërthimin e fuqishëm të një bombe me hidrogjen në Paqësor.

 

Bisedimet per zgjidhjen e krizës ne gadishull duken te largëta, pasi Donald Trump kërcënoi para liderëve botërore në OKB se do te shkatërronte plotësisht Korenë e Veriut, nëse kërcënohen Shtetet e Bashkuara dhe aleatet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *