E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pheniani: SHBA do ndiejë dhimbje

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot sanksionet e reja ndaj Koresë së Veriut, ndërsa Ministria e Jashtme e vendit komunist ka paralajmëruar se nëse SHBA miraton masat, do të përgjigjet me të njëjtin çmim.

 

Agjencia shtetërore koreanoveriore njoftoi se në përgjigje të rezolutës joligjore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do t’i shkaktojë Amerikës “dhimbjen dhe vuajtjen më të madhe në historinë e saj”.

Reklamë

 

Sanksionet shtese vijnë pasi Pheniani nuk ka pranuar te heqë dore nga programi bërthamor. Korja testoi pak dite me pare bombën me hidrogjen, gjë e cila shkaktoi alarm në Japoni por edhe tek aleatet e Uashingtonit.

 

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pohoi se programi bërthamor i Koresë së Veriut është një kërcënim global dhe kërkon një përgjigje te ashpër.

 

Shume analiste i shohin veprimet e diktatorit Kim Jong Un si kërcënime që duhen marrë seriozisht, edhe pse zyrtarë të lartë amerikanë njoftojnë se vendosja e sanksioneve do të jetë mënyra e vetme për t’i dhënë fund krizës ne gadishullin korean.

Vazhdo të lexosh

Reklamë