E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pheniani: Gati të sulmojmë Guamin

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do te sulmoje bazën ushtarake amerikane në ishullin e Guamit. Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Koresë së Veriut, shkruan se po shqyrtohet plani për të lëshuar raketa me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi në Guam, ku janë pozicionuar bombarduesit strategjikë amerikanë.

 

Paralajmërimi i Phenianit vjen vetëm pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kërcënoi vendin komunist me “zjarr dhe tërbim”. Por, guvernatori i  ishullit Eddie Baza Calvo tha se për momentin nuk ekziston asnjë kërcënim, por shtoi se Guami është i përgatitur për gjithçka.

 

Reklamë

Lufta e deklaratave mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është ashpërsuar më shumë pasi Kim Jong-Un u betua për hakmarrje pas sanksioneve të reja që Këshilli i OKB-së vendosi ndaj Penhianit. Vendi komunist  I konsideroi masat “shkelje te dhunshme te sovranitetit ” Sanksionet e reja ndaj Koresë së veriut erdhën pas testimit të dy raketave balistike ndërkontinentale gjatë muajit korrik. Sipas Kim Jong Un, vendi i tij është i aftë të godasë kontinentin amerikan.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë