E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pezullon shefa komisariati dhe policë, nuk kontrolluan territorin për kanabis

Pezullohen nga detyra 5 punonjës policie në qarkun e Beratit për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me qëllimi parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Sipas burimeve te Vizion Plus, të pezulluar janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.

Reklamë

Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa disa bimëve të gjetura në sasi të vogla por në zona të ndryshme të thella malore.

Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor.

Ndërkohë, që nga fillimi i vitit janë marrë masa disiplinore për 15 efektivë vetëm në qarkun e Beratit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë