Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, të planifikuara për 9 nëntor.
Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha e cilësoi vendimin si “një akt me rëndësi të madhe”, duke nënvizuar se ai është tregues i nevojës për respektim të ligjit dhe rregullave kushtetuese në procesin zgjedhor.
Megjithatë, që në nisje të fjalës së tij, Berisha theksoi se Florian Binaj do të mbetet kandidati i opozitës, pavarësisht kur do të caktohet data e re për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë. Ai u shpreh se PD dhe opozita janë të vendosur ta mbështesin Binajn në çdo rast.
Sali Berisha: U prit me shumë pëlqim dhe kënaqësi qytetarët e Tiranës në të gjitha shtresat. Sot Kushtetuesja mori një vendim të cilin e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetuesës së vendit, kushtetuetshmërisë së rendit.
Përshëndes vendimin e gjykatësve të cilët mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre, nga horrat e shtetit.
/vizionplus.tv





