Këshilli i Larte i Drejtësisë pezullon nga detyra gjyqtarin Shyqyri Cobo. Ai akuzohet per ngacmim seksual ndaj nje 32-vjecareje, e cila kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj ne Gjykatën e Beratit. Nga hetimet rezultoi se gjyqtari Cobo ka takuar klienten e tij jashtë orarit te punës dhe ambienteve te Gjykatës. Qytetarja ka deklaruar përpara hetuesve se e kishte takuar gjyqtarin ne fjale, nga frika se ai nuk do t’i jepte divorcin. Prove per Prokurorinë mbeten edhe 300 telefonata si dhe qindra sms, te dërguara drejt 32-vjeçares. Organi i akuzës i ka komunikuar gjyqtarit shyqyri Cobo vendimin per pezullimin e tij nga detyra dhe sipas Kodit Penal, ai rrezikon te kryej nga 3 deri ne 10 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *