E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Pezullohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë

Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim pezulluan projektin  për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, figurë kjo e lidhur me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Vendimi pasoi reagime të ashpra pro dhe kundër në opinionin publik, e veçanërisht kritikat e Ambasadës gjermane  në Prishtinë si dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin evropian, Viola von Cramon.

 

Reklamë

 

“UNDP dhe Bashkimi Evropian shprehin keqardhje për çdo ofendim të paqëllimshëm të shkaktuar me rastin e njoftimit për fillimin e punimeve duke lënë jashtë sfondin historik të Xhafer Devës. UNDP dhe Bashkimi Evropian dënon fuqishëm antisemitizmin, ksenofobinë si dhe manifestimet e shumta të tij, duke përfshirë rritjen e intolerancës dhe urrejtjen ndaj pakicave etnike dhe komuniteteve të cënueshme”.

 

Në vitin 1944, Xhafer Deva u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, e cila u formua me mbështetje të nazistëve. Shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1930 nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.

 

Sipas Ministrisë kosovare të Kulturës Rinisë dhe Sportit, objekti ka stil modern perëndimor-evropian dhe është i pari i këtij lloji në Mitrovicë. Ndërtesa është në listën e përkohshme të monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

 

Ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku, duke e mbrojtur idenë e restaurimit të objektit shprehet se “Restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik apo rehabilitim figurash”.

Më shumë video

Reklamë