Pezullohet polici që dhunoi 15-vjeçarin tek liqeni Artificial

Një ditë pas dhunës së ushtruar nga katër efektiv të policisë ndaj një djali 15 vjeçar tek zona e liqenit artificial, sherbimi i kontrollit te brendshem ka nisur hetimet.
Vete adoleshenti ka bere ankim për dhunën e ushtruar nga policia.
Sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, ai eshte goditiur edhe gjatë rrugës për në komisariat.
Ndërkohë policia e shtetit nëpërmjet një njoftimi për mediat konfirmoi se nje nga policet eshte pezulluar nga detyra dhe tre te tjeret jane ende ne hetim.
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G. N., pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizojë të gjitha provat dhe në fund të hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes.Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative sipas Aktit Normativ, 2 të rinjtë që u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dalë për shëtitje me biçikletë, në shkelje të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19.Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Ngjarja ndodhi te premten në afërsi të liqenit artificial, nje zonë mjaft e frekuentuar nga kalimtarët edhe në situatën e izolimit.
Videoja u filmua nga kalimtarë te rastesishem dhe provokoi reagimet e shume qytetarëve, e po ashtu edhe te kryedemokratit lulzim basha.




