E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Pezullohet mësimi në më shumë se gjysmën e shkollave të vendit

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike të rënduara disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla.

 

Në një njoftim për mediat, MAS bën me dije se në 16 drejtori dhe Zyra Arsimore është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit, ndërsa në 6 të tjera është pezulluar vetëm në disa shkolla.

 

Reklamë

Nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore për datën 10 janar 2019, situata paraqitet si më poshtë vijon:

 

Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit.

 

Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore,  mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla  dhe Delvinë në 1 shkollë.

 

Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.

 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë me dije gjithashtu se vijon të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë