E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Pezullohet mësimi në disa shkolla të Pogradecit

Të gjitha shkollat e njësive administrative Trebinjë dhe Velçan në bashkinë e Pogradecit, kanë pezulluar mësimin ditën e sotme.

 

Shkak është bërë bllokimi i rrugëve si rezultat i borës e për pasojë ka qënë e pamundur mbërritja e arsimtarëve në shkolla.

 

Reklamë

Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë zyrës arsimore Pogradec. Po të njëjta burime bëjnë me dije se ka pasur edhe shkolla të tjera në njësinë administrative Dardhas dhe Proptisht që për të njëjtat arsye nuk kanë zhvilluar mësim. Nga ana tjetër, mësimi ka vijuar normalisht në të gjitha shkollat e bashkisë Korçë.

 

Sipas drejtorit të zyrës arsimore Endri Pikuli, zhvillimi normal i mësimit eshtë kryer në të gjitha institucionet arsimore.

 

Përjashtim bën vetëm shkolla e Vithkuqit, atje ku mësimi ka filluar me vonesë për shkak të mbëritjes jo në kohë të stafit mësimdhënës.

 

Me hapjen e rrugës drejt Vithkuqit, ka vijuar gjithccka normalisht.

Më shumë video

Reklamë