Disa fshatra të njësive administrative Velçan, Trebinje, Dardhas e Proptisht në Pogradec jane izoluar nga bora e cila ka shkuar deri ne 60 cm.

 

Në të gjitha këto fshatra këtë të mërkurë nuk eshte bërë mësim, pasi për shkak të rrugëve të bllokuara edhe mjetet e transportit të arsimtareve e kanë pasur të pamundur të shkojnë në destinacion.

 

Lajmi i mos zhvillimit të mësimit në malësine e Mokrës pranohet zyrtarisht edhe nga DAR në Korçë.

 

Bashkia e Pogradecit me mjete te pakta dhe te amortizuara që ka ne dispozicion e ka të pamundur të normalizoje situatën. Banore të malesise së Mokres kërkojnë ndihme pasi nuk kanë më mundësi qarkullimi drejt qendrave të njësive administrative.

 

Nga ana tjetër probleme ka pasur edhe me transportin e infermierëve drejt qendrave shëndetsore të këtyre njësive administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *