E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pezullohet lundrimi në Vlorë, nuk lejohet as transporti i udhëtarëve me tragete

Drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese në Vlorë janë detyruar të pezullojnë punën, për shkak të situatës së përkeqësuar hidro-meteorologjike.

Edhe anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete gjithashtu nuk do të operojnë sipas destinacioneve, deri në përmirësimin e situatës në Gjirin e Vlorës dhe jashtë tij.

Parashikohet qe lartësia e dallgëve te arrije deri në 3.5 metra, me një forcë shtatë deri në tetë ballë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë