Subscribe

Policia kufitare e Vlorës ka pezulluar lundrimin e çdo mjeti ne det, duke krijuar një situate te pazakonte mes pushuesve. Vizion Plus ka mësuar se nëse cilido që kërkon te qarkulloje me skafin e tij, ai do te niset ne një nga tri pikat e përcaktuara nga bashkia: Moli i Baçit, Orikumi dhe Zverneci.

 

Burime nga bashkia dhe drejtoria e kufirit saktësojnë se ne bashkëpunim me Delta Forcen, do te monitorohet ne vazhdimësi situata për te verifikuar respektimin e distancës 200 metra nga zonat e plazheve. Keto masa ekstreme u ndërmorën për shkak te ngjarjes se fundit ku një vajze ruse humbi jetën ne Ksamil, pasi u godit nga nje skaf.

 

Drejtoria e përgjithshme e kufirit, ka kërkuar nga bashkitë qe te përcaktojnë zonat e lundrimit për mjetet, ne te kundërt ato do te bllokohen. E njëjta situata paraqitet edhe në plazhin e Velipojës. Këtë të dielë, pushuesit nuk kanë vërejtur asnjë mjet në det, derisa bashkia të saktësojë zonat e sigurta.

 

Ndërkohë, policia kufitare e Durrësit dhe Lezhës theksojnë për Vizion Plus, se, i kanë kërkuar bashkisë që të rishikojnë edhe një herë të gjitha lejet e dhëna për mjetet lundruese, pasi, shumë prej tyre lëvizin të pa dokumente përkatëse. Por në këto dy plazhe nuk ka pasur ndalim te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *