Gjyqtari i Beratit Shyqyri Çobo, u pezullua nga detyra, pasi dyshohet se i ka kërkuar favore seksuale një gruaje ne këmbim te nje vendimi pro saj. Prokuroria e Krimeve të Rënda bën te ditur se gjyqtari akuzohet për ‘korrupsion pasiv”. Shyqyri Çobo u kallëzua fillimisht në polici nga vetë gruaja. Ajo dëshmoi se ishte pale ne një proces gjyqësor qe drejtohej nga Çobo. Por pasi i kishte ofruar nje avokat, gjyqtari i kishte kërkuar ta konsideronte si mik, duke insistuar me tej për nje lidhje intime. Gruaja e ka kuptuar qëllimin e Çobos dhe ka patur frike per nje vendim kundër saj nëse refuzonte. Per një periudhe tre mujore gjyqtari Çobo e ka telefonuar gruan 300 here e i ka dërguar dhjetëra mesazhe. Vete gjyqtari ka mohuar akuzën, duke pretenduar se ishte thjesht marrëdhënie pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *