E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pezullohet aktiviteti i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Qeveria ka pezulluar pa afat aktivitetin e Drejtorisë se Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit. Ne nje vendim te fundit te Këshillit te Ministrave,  thuhet se veprimtaria pezullohet deri ne ristrukturimin e plote te këtij institucioni.  Do te jete ministri i financave ai qe do te përcaktoje aktivitetin konkret te kësaj agjencie deri ne ristrukturimin e saj.

 

Kjo lëvizje e qeverise vjen ne nje moment kur vete kryeministri Rama ka ndërmarre nismën për te rishikuar edhe një here ligjin e lojërave te fatit. Ai bere publike ne rrjetin social facebook nismën per te bere nje ligj te ri, i cili ne thelb ka mbylljen e basteve sportive, si dhe zhvendosjen e kationeve nga zonat urbane.

 

Ndërkohe AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike njofton se po monitoron te gjitha faqet e internetit me përmbajtje publiciteti te lojërave te fatit. Sipas AKEP ka patur nje lëvizje ne drejtimin e duhur, pasi shume prej këtyre reklamave janë hequr ne përputhje me ligjin ne fuqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë