Lundrimi i trageteve Durrës-Bari që ishin planifikuar të bëheshin mbrëmjen e të shtunës janë pezulluar deri të dielën në mëngjes.

Kjo si pasojë e mbylljes së Portit të Barit në Itali, tragetet do të nsien të shtunën në 7:00 dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjës së sotme.

 

Pasagjerët janë njoftuar dhe do mund të akomodohen të gjithë me dhoma në traget.

 

Situata në portet e Sarandës dhe Shëngjinit është normale.

 

Në Portin Vlorë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri në një njoftim të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *