Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri pezulloi këtë të premte nga detyra veprimtarinë e Drejtorisë se Transportit Rrugor, ose siç njihen ndryshe, policët gri. Urdhri do te jete ne fuqi deri në ristrukturimin e këtij institucioni dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme të rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor.

 

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, policët gri ushtrojnë kontrolle në rrugë, në vende rastësore. Ky shërbim ka detyra të rëndësishme kryesisht për shfrytëzimin ekonomik te infrastrukturës, si edhe për sigurinë rrugore.

 

Gjithashtu, kontrolli ka shpesh mbivendosje, gjë qe ka sjelle shqetësime dhe pengesa në punën e operatorëve të transportit, deri në abuzime ndaj tyre dhe shkelje të sigurisë rrugore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *