Pezullohen nga detyra dy funksionarë të lartë të policisë së Korçës, pas vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës.

 

Kryekomisari B.L dhe shefi i seksionit për Krime në Komisariatin e Korçës Q.H akuzohen se nuk kanë vepruar ndaj shtetasit S. G, i cili u kap pasi kishte thyer masën “arrest në shtëpi”. S.G. u ndalua në largësi nga shtëpia e tij.

 

Ai rezulton të jetë përfshirë në trafikun e refugjatëve dhe Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën “arrest në shtëpi”. Dy drejtuesit e policisë do t’i nënshtrohen hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *