E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Pezullohen nga detyra çifti i bashkeshorteve prokurore Gina-Gashi

 

 

Dy bashkëshortet prokurore Rovena Gashi e Dritan Gina dikur në poste të rëndësishme kur akuza drejtohej nga Adriatik Lllalla janë marrë si të pandehur.

 

Reklamë

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi dhe të bashkëshortit të saj Dritan Gina. Çifti i prokurorëve u pezulluan, pasi sipas prokurorisë janë marrë të pandehur për refuzimin të deklarimit të pasurisë.

 

Ne njoftimin e prokurorisë së përgjithshme thuhet se prokurorja Gashi dhe bashkëshorti i saj do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Durrësit.

 

Rovena Gashi mbante postin e drejtoreshës së njesise se dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme ndërsa bashkëshorti i saj Dritan Gina ka qenë drejtues I prokurorisë së Elbasanit.

 

Pak muaj më parë çifti i prokurorëve akuzoi Arta Markun duke i cilësuar vendimet e saj si të padrejta pasi që të dy u shkarkuan nga postet që mbanin

Më shumë video

Reklamë