E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pezullohen fluturimet nga Evropa në SHBA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka pezulluar të gjitha udhëtimet nga Evropa për 30 ditët e ardhshme.

 

Mirëpo, ky pezullim me qëllim parandalimin e COVID 19 nuk do të zbatohet për Mbretërinë e Bashkuar, ku regjistrohen 460 persona të infektuar.

 

Reklamë

“Për të mos lejuar që rastet e reja të hyjnë në brigjet tona, ne do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Evropa në Shtetet e Bashkuara për 30 ditët e ardhshme,” tha Trump gjatë një fjalimi mbajtur të mërkurën në mbrëmje.

 

“Kufizimet nuk do të zbatohen për qytetarët amerikanë, banorët e përhershëm ligjorë dhe anëtarët e familjeve të tyre. Po ashtu, tregtia dhe ngarkesat gjithashtu nuk do të preken”, shtoi Trump.

 

Deri më tani, në SHBA regjistrohen 38 viktima dhe 1,283 të infektuar me COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë