Gjashtë gardianët e burgur 313 në Tiranë janë pezulluar nga detyra pas tentativës së dështuar për t’u arratisur të tre të burgosurve.

 

Gëzim Ramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmond Prenga dyshohet se kanë neglizhuar detyrën dhe kanë bashkëpunuar në planin e arratisjes.

 

Dyshimet janë ngritur nga prokuroria e Tiranës, teksa hetimet jane ende ne vijim.

 

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri e Lulzim Çepele planifikuan të arratiseshin nga ambientet e burgut. Çepele preu damarët për të tërhequr vëmendjen, ndërsa Çekaj e Pjetri tentuan të dilnin jashtë përmes litarëve dhe mjeteve të tjera.

 

Fajin e arratisjes e mori përsipër Pjetri, ndërsa Çekaj theksoi në gjyq se e ndoqi pas, por u pendua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *