Mirgit Vataj nga Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri tha në Quo Vadis në Vizion Plus se i gjithë sulmi që po ndodh kundrejt shoqërisë civile është i padrejtë.
Sipas Vataj, shoqëria civile nuk mund të bëhet e zezë.
Ai shton se nga ndërprerja e fondeve, ka shumë familje që nuk marrin shërbim.
Pjesë nga biseda:
Vataj: Është i padrejtë i gjithë sulmi që po bëhet. 60% janë ofruar për shoqërinë civile. Në rast se ndodh një dhunë në një familje, janë shërbimet civile ato që të vijnë në ndihmë. Janë fat për Shqipërinë që i kemi pasur këto organizata. Sot kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit. Nuk mund ta bëjmë të zezë shoqërinë civile. Çdo rast që ka ardhur në këto 5 vite është raportuar.
Goxhaj: Ka pasur raste pederastie, mashkull-mashkull?
Vataj: Po, ka pasur.
Goxhaj: Pse nuk janë raportuar? Shoqëria civile është përdorur për të fshehur të vërtetën.
Vataj: Askush nuk më ka ndikuar. Në vitin 2013-2014 ka pasur një rast, është referuar në sistem dhe është përpunuar rasti.
Goxhaj: A e ka raportuar publiku…
Vataj: Është sulm i organizuar. Shoqëria civile nuk e meriton këtë sulm. Sot, edhe nga ndërprerja e fondeve, ka shumë familje që nuk marrin shërbim. Gjithë organizatat e shoqërisë civile i nënshtrohen ca filtrave. Unë kam ardhur nga shoqëria civile, sot nuk jam i angazhuar në shoqërinë civile.
/vizionplus.tv





