Kreu i demokratëve, Lulzim Basha shkruan se përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesës së kredive, për të cilin tha se ishte një nga masat e propozuara nga PD.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat shprehet se kjo situatë emergjente kërkon masa emergjente.

 

Ai kërkon nga qeveria që të veprojë pa humbur kohë dhe të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike-sociale që janë propozuar nga PD.

 

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël! Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *