Subscribe

Partia Socialiste akuzon opozitën se ka shpifur për ekzistencën e 19 kriminelëve në radhët e grupit parlamentar socialist. Deputeti Alfred Peza, përmes një deklarate për shtyp tha se ligji për dekriminalizimin tregoi qartë se nuk ekziston asnjë kriminel në PS.

“Jo Lulzim, ata nuk janë fshehur asgjëkund, sepse thjesht nuk ekzistojnë kriminele në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Jo Lulzim nuk janë fshehur, por ligji për të cilin ne të dhamë të gjithë mbështetjen të bësh, nuk ka nxjerrë asnjë kriminel, sepse askush nga ata që ti ke akuzuar nuk është hetuar dhe dënuar për asnjë krim të parashikuar nga ligji.”

Në emër të PS-së, deputeti Peza kërkoi që opozita të shohë brenda vetes për ekzistencën e njerëzve e kaluara e të cilëve duhet vlerësuar, bazuar tek ligji për dekriminalizimin.

“Dhe tani Lulzim, meqë gënjeshtra jote spektakolare për Partinë Socialiste u vërtetua edhe zyrtarisht, merru pak me Flamur Nokën që ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur të dhënat dhe me të gjithë ata te tjerët qe ligji i nxori nga ferrat e SHQUP-it. Ne si autore të nenit për përfshirjen në këtë ligj edhe të administratës, do t’i shkojmë deri në fund pastrimit të zyrave të shtetit nga persona me rekorde kriminale”.

Ndërkohë, një ndër kryebashkiakët më të akuzuar nga opozita, Elvis Rroshi i Kavajës, ka publikuar kartelën e tij penale, që thotë se sapo i ka mbërritur nga Zyra Federale e Drejtësisë Gjermane. Në facebook, ai thotë se kërkesa e tij u bë për të dy emrat Ervin dhe Elvis Rroshi, që Berisha dhe fotokopjet e tij pa ngjyra të rrinë rehat. Rroshi sqaron se kartela thotë “asnjë shënim”, çka do të thotë se ai dhe drejtësia gjermane nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhënie.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *