E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Petroviç kalon në këmbë kufirin Kosovë-Serbi

Kreu i partisë së Pavarur Liberale Serbe, njeherësh edhe këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Sllobodan Petroviç, në shenjë proteste ka kaluar në këmbë kufirin Kosovë-Serbi.

 

Protesta e Petroviçit vjen një ditë pasi autoritetet serbe dje kanë ndaluar Sërgjan Jovanoviç.

 

Ndërkohë ndalimi i këshilltari i kryeministrit Haradinaj është bërë nga policia serbe në pikë kalimin kufitar tek Dheu i bardhë, për arsye se partia e Petroviçit po bashkëpunon me institucione te Republikës së Kosovës dhe nuk dëgjon urdhërat e Aleksander Vuçiçit sikurse Lista Serbe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë